Ndërlidhjet

NJU JORK


Ambasadori i SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Xhon Bolton, tha se ështe duke i zhvilluar konsultimet preliminare me anëtarët e Këshillit të Sigurimit për hapat që do të ndërmerren nëse Korea e Veriut teston raketat me rreze të gjata veprimi. Po sot, Kryeministri i Japonisë Juniqiro Koizumi tha se Tokio do të konsultohet me Shtetet e Bashkuara dhe më pas do të marrë një sërë aksionesh nëse Korea e Veriut realizon planet e saj.
Në Uashington sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs deklaroi:
"Do të ishte qështje serioze dhe vërtet një kat provokativ nëse Korea e Veriut vendos të testojë raketën. Ne do të konsultohemi për hapat e mëtutjeshëm por unë mund të sigurojë secilin se do të nderrmerren me seriozitetin më të madh", tha Rajs.
XS
SM
MD
LG