Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO


Kryeministri japonez Junichiro Koizumi ka bërë të ditur planet për tërheqjen e trupave të këtij vendi nga Iraku.
"Edhe pas largimit të trupave tona nga Iraku, ne do të vazhdojm të ofrojm sa më shumë që të jetë e mundur ndihmë duke punuar ngusht me qeverinë e Irakut, me Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara", ka thënë kryeministri japonez Junichiro Koizumi.
Vendimi është bërë publik vetëm një ditë pasi që kryeministri irakian tha se forcat e Irakut do të marrin mbi vete operacionet e sigurimit në rajonet ku ishin të vendosur japonezët.
Nga viti 2004, Japonia ka pasur rreth 600 ushtarë në pjesën jugore të Irakut.
XS
SM
MD
LG