Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Liderët kosovarë Fatmir Sejdiu dhe Agim Çeku i kanë thënë sekretares amerikane të shtetit, Condoleezza Rice, se janë duke punuar për ndërtimin e një vendi modern dhe multietnik.
"Dëshirojmë që Kosova të jetë një vend normal", u ka thënë gazetarëve kryeministri Çeku pas takimit me sekretaren Rice.
Kryeministri Çeku ka thënë se ai dhe presidenti Sejdiu kanë siguruar sekretaren Rice për aftësinë e udhëheqjes së një vendi stabil dhe demokratik, por se Kosovës i duhet ndihma e Shteteve të Bashkuara.
Kryeministri Çeku me këtë rast tha se populli i Kosovës e kupton se është në interesin e tij mbështetja për pakicat.
XS
SM
MD
LG