Ndërlidhjet

logo-print

LUBJANË


Ish ministri i jashtëm serbomalazez Goran Svillanoviq deklaroi se për Kosovën në Serbi është krijuar një klimë e humbjes dhe padrejtësisë, dhe se kjo atmosferë "do të dominojë në skenën politike të Serbisë në vitet dhe ndoshta dekadat e ardhshme".
Svillanoviq, i cili e moderon konferencën kushtuar zhvillimit social dhe ekonomik të Kosovës, tha se diskutimet kanë treguar pesimizëm të shprehur tek pjesëmarrësit nga Serbia dhe optimizëm tek pjesëmarrësit nga Prishtina.
Mbrëmë, zëvendës kryenegociatori Albert Rohan, tha se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë e pranueshme për shumicën.
Për ecurinë e bisedimeve në Vjenë, Rohan tha se qëndrimi serb është i ekskluziv dhe i pakuptueshëm ndërsa qëndrimi i kosovarëve pragmatik dhe konstruktiv, por pa mundësi kompromisi.
Ndërkaq, koordinatori i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek u deklaroi mediave sllovene se asnjë lloj autonomie për Kosovën nuk vjen në konsiderim.
XS
SM
MD
LG