Ndërlidhjet

BRUKSEL


Në samitin e Vjenës, Bashkimi Evropian do t'i bëjë shtypje presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush lidhur me qendrën e paraburgimit në Guantanamo dhe fluturimet e fshehta të CIA-s.
Kancelari austriak Wolfgang Schuessel e bëri këtë njoftim në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Më herët, Amnesty International u bëri thirrje vendeve të BE-së ta bëjnë të qartë kundërshtimin e tyre për arrestimet dhe transferimet e fshehta të të dyshuarve për terrorizëm, si dhe të kërkojnë mbylljen e qendrës së paraburgimit në Guantanamo.
XS
SM
MD
LG