Ndërlidhjet

VJENË


Presidenti amerikan, Xhorxh Bush dhe sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs kanë marrë pjesë sot në samitin vjetor SHBA-Bashkimi Evropian në Vjenë. Takimi ka qenë përpjekje që të theksohen lidhjet e mira trans-atlantike pas tendosjes nga invazioni amerikan në Irak në vitin 2003. Mirëpo, Bush ka thënë pas samitit se Irakut tashmë i duhet ndihma e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
"E kuptoj plotësisht që kemi pasur dallime rreth Irakut, por e kaluara është e kaluar dhe ne shpresojmë që demokracia të zë rrënjë në Lindjen e Mesme" tha Bush, derisa kërkoi poashtu një front të përbashkët diplomatik për të bindur Iranin të heqë dorë nga aktivitetet bërthamore. " Është shumë e rëndësishme për lidershipin në Iran që të shikoj në botë dhe të thotë " Evropa, Amerika, Rusia dhe Kina janë të bashkuara në dëshirën që Irani të mos zhvillojë aktivitete bërthamore" ka thënë Bush.
Por samiti nuk u përqëndrua vetëm në qështje për të cilat pajtohen partnerët transatlantik. Në samit gjithashtu është diskutuar qështje e shqetësimeve evropiane rreth burgut të SHBA-ve në Guantanamo. Presidenti Bush duke u përgjigjur në këtë qështje tha se dëshiron ta mbyllë burgun dhe të lirojë të paraburgosurit në shtëpitë e tyre.Mirëpo ai tha se kjo nuk mund të bëhet brenda natës, pasi disa prej tyre ende paraqesin rrezik për sigurinë.
Kancelari i Austrisë Wolfgang Shysel në emër të presidencës së Unionit Evropian e ka quajtur samitin mjaft të frytshëm."Megjithëse ndoshta kemi pasur çasje të ndryshme në disa aspekte, kjo asnjëher nuk do zbeh thellimin dhe kualitetin e bashkëpunimit tonë" tha Shysel.
Ndryshe, në samitin e presidentit Bush me liderët evropian janë diskutuar edhe qështje tjera si Korea e Veriut dhe Ballkani. Presidenti Bush ka ripërsëritur qëndrimin se Ëashingtoni mbështet Bashkimin Evropian në përpjekjet e tij për vënien e demokracisë në Ballkan dhe afrimin e anëtarësimit të rajonit në BE. Ai i ka bërë thirrje BE-së të punojë në stabilizimin e Ballkanit të rrisë standardin jetësor dhe të ndalojë korrupsionin. "Dhe ne duam të ndihmojmë, ne duam të jemi pjesmarrës në ndihmën për arritjen e paqës në atë rajon" ka thënë Bush.
XS
SM
MD
LG