Ndërlidhjet

BUDAPEST


Shtetet e Bashkuara ka thënë se dëshirojnë të marrin përgjigje nga Irani, para 22 gushtit, datë kjo e propozuar nga Teherani. Këshilltari për siguri kombëtare Stiven Hadley tha sot në Budapest se përgjigja me e shpejtë do të përshpejtonte procesin e negociatave rreth programit bërthamorë të Iranit.
Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan pas takimit me ministrin e jashtëm të Iranit Manqur Motaki, ka shfaqur besimin se Irani është duke e shqyrtuar seriozisht ofertën. "Irani mbetet në qëndrimin se interesi i tij nga programi bërthamorë është krejtësisht paqësor, dhe unë kam u kam theksuar liderëve iranian se është poashtu në interesin e tyre të bindin botën për këtë dhe të bashkëpunojnë plotësisht me Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore" ka thënë Kofi Anan.
XS
SM
MD
LG