Ndërlidhjet

BUDAPEST


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush ka lavdëruar trashëgimin liridashëse të kryengritjes hungareze më 1956 kundër sundimit sovjetik. Në ceremoninë e shënimit të 50 vjetorit të kryengritjes, Bush tha se represioni sovjetik ka shtypur kryengritjen por jo edhe "etjen per liri". Ai tha lufta e hungarezëve për liri ende është frymëzim për popujt tjerë. "Mësimi nga përvoja e hungarezëve është i qartë: Liria mund të vonohet po nuk mund të mohohet. Dëshira për liri është universale sepse është e shkruar nga krijuesi në zemrat e secilit burrë, grua apo fëmijë në këtë tokë" tha Bush. Ai gjithashtu tha se lufta e gjatë e Hungarisë për liri është frymëzim për Irakun derisa përpiqet të konsolidojë demokracinë.
XS
SM
MD
LG