Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është kthyer sot në Prishtinë pas vizitës një javëshe të bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sejdiu tha se po kthehej me bindjen se ka gjetur mirëkuptimin e Uashingtonit për jetësimin e pavarësisë së Kosovës gjatë këtij viti. Ndërkaq duke u ndërlidhur në procesin e bisedimeve për statusin, Sejdiu nuk e përjashtoi dhe mundësinë që ai të takohet me presidentin serb, Boris Tadiq, por si tha ai, vetëm nëse këtë e kërkon bashkësia ndërkombëtare dhe kryenegociatori Ahtisaari.
XS
SM
MD
LG