Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot ai dhe partia e tij që drejtojnë qeverinë e koalicionit, janë të kënaqur me zhvillimet politike në Kosovë dhe procesin e bisedimeve për statusin. Në një konferencë për media, Haradinaj tha se e vlerëson pozitivisht dhe prezantimin që ka bërë delegacioni i Kosovës në temat që janë trajtuar deri më tash në Vjenë dhe bisedat e përgjithshme për statusin Ndërsa duke iu referuar disa shkrimeve në media për ndryshimet e mundshme në Qeverinë e Kosovës, të cilën e udhëheq AAK-ja, Haradinaj tha se partia e tij vlerëson se Qeveria megjithëse në rrethana jo të lehta i ka përmbushur pritjet e qytetarëve të Kosovës, duke siguruar, sipas tij, një proces të suksesshëm për definimin e statusit politik dhe duke garantuar po ashtu një funksion normal të institucioneve të Kosovës. Në një njoftim për media, Zyra për informim e AAK-së njofton gjithashtu se Haradinaj, i ka drejtuar dhe një letër shefit të Zyrës Amerikane në Kosovë, Philip Goldberg, në të cilën ka thënë se AAK i ka mirëpritur prezantimet rreth Kosovës të Presidentit të SHBA-ve George Ë. Bush dhe të përfaqësuesit të SHBA-ve në OKB.
XS
SM
MD
LG