Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri I Kosovës, Agim Ceku, përfundon sot vizitën në Shtetet e Bashkuara, pas takimeve që ka zhvilluar atje me sekretaren amerikane të shtetit, Condoleeza Rice, nënsekretarin amerikan të shtetit për cështje politike, Nicholas Burns dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë. Cështja e përcaktimit të statusit përfundimtar dhe ajo e garantimit të të drejtave për pakicat kombëtare kanë qenë temat kryesore të bisedimeve që zoti Ceku ka zhvilluar gjatë takimeve me zyrtarët amerikanë. Në Shtetet e Bashkuara ka qëndruar edhe presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili me të arritur në Prishtinë ka thënë se është kthyer me bindjen se ka gjetur mirëkuptimin e Washingtonit për jetësimin e pavarësisë së Kosovës gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG