Ndërlidhjet

SHKUP


Kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski u ka bërë thirrje të gjitha partive politike për një fushatë të qetë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 5 korrikut.
"Nëse vazhdojnë incidentet, mund ta humbim rastin që na e ofron bashkësia ndërkombëtare për integrimet tona evroatlantike", ka thënë Buçkovski, duke u bërë thirrje partive që t'i kontrollojnë aktivistët në teren.
Duke komentuar sulmin e mbrëmshëm në Tetovë ku mbeti i plagosur Abdylhalim Kasani, zyrtari i lartë i BDI-së, Buçkovski tha se sipas informatave që ka, sulmi nuk është i ndërlidhur me fushatën zgjedhore.
Fushata që nga fillimi është përcjellë me incidente, kryesisht midis Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe Partisë Demokratike Shqiptare.
XS
SM
MD
LG