Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica shpreson të diskutojë për Kosovën në takimin e fillimjavës me kryeministrin britanik Tony Blair.
Nesër Koshtunica udhëton drejt Londrës për një vizitë dy ditore, ka bërë të ditur këshilltari i tij, Sllobodan Samarxhiq.
Ai ka shtuar se Koshtunica do përpiqet të bindë kryeministrin Blair se zgjidhja më e mirë për Ballkanin do ishte një autonomi e gjerë për Kosovën, duke e lënë atë brenda kufijve të Serbisë.
Koshtunica së shpejti do vizitojë dhe Uashingtonin.
XS
SM
MD
LG