Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I GAZËS


Zyrtarë palestinezë thonë se ata po përpiqen ta gjejnë vendndodhjen e ushtarit izraelit, që të dielën u rrëmbye nga militantët palestinezë në Rripin e Gazës. Qeveria izraelite u ka dhënë 48 orë afat autoriteteve palestineze për ta gjetur dhe kthyer ushtarin Guilad Shalid ose do të ballafaqohen me pasoja. Gjatë një sulmi të djeshëm të militantëve palestinezë, pos se u rrëmbye ky ushtar, u vranë edhe dy pjesëtarë të ushtrisë izraelite. Me këtë rast u vranë edhe tre militantë palestinezë.
XS
SM
MD
LG