Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Referi rus, Valentin Ivanov është kritikuar nga lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët për arritjen e rekordit të ri për numrin më të madh të përjashtimeve nga loja në takimet e Kampionatit Borëtor në futboll, që po zhvillohet në Gjermani. Gjatë ndeshjes së mbrëmshme Portugalia-Holanda 1:0, referi Ivanov përjashtoi nga loja katër futbollistë, nga dy nga të dy ekipet. Gjatë kësaj ndeshje ai tregoi 16 herë kartonin e verdhë. Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit, Sep Blatter, tha se vetë Ivanovi është dashur ta marrë një karton të verdhë për refereimin e këtij takimi. Në ndeshjet e sotme në kampionatin botëror takohen Italia – Australia dhe Ukraina – Zvicra.
XS
SM
MD
LG