Ndërlidhjet

logo-print

GRANT:"BEOGRADI TË HARROI KOSOVËN DHE MALIN E ZI"


Charles GRANT, Drejtor i Qendrës për Reformat Evropiane/Londër/


RADIO EVROPA E LIRË
Cilat janë temat e diskutimit të zyrtarëve britanike me kryeministrin serb Vojislav Koshtunica. Vetëm Kosova apo edhe çështje tjera?

CHARLES GRANT
Qeveria britanike ka një mesazh shumë të qartë për Koshtunicën dhe të tjerët: Kosovës do t'i jepet pavarësia e kushtëzuar dhe ky është realiteti. Kjo është e sigurtë, pavarësisht që në Serbi kjo do të interpretohet si e pakuptimtë, jo e drejtë ose e pakëndshme. Zoti Koshtunica shumë shpejt shkon edhe në Uashington dhe të njejtin mesazh do ta marrë edhe atje. Shi për këtë qeveria britanike dëshiron të inkurajoi zotin Koshtunica që të forcoi lidhjet me Bashkimin Evropian dhe të fokusohet te zhvillimi. Kuptohet edhe për këtë duhet përparim në çështjen e Mladiçit dhe me të zgjidhur edhe të kësaj çështje nuk do të ketë arsye që Serbia të mos avancoj drejt Marrëveshjes për Stabilizim Asocim dhe të ketë marrëdhënje shumë më të afërta me BE.

RADIO EVROPA E LIRË
Qeveria serbe e ka bërë publik një plan special për arrestimin e Mladiçit. Shtypi serb shkruan se agjentë amerikanë dhe britanik janë në Serbi në kërkim të Mladiçit. A mendoni se Koshtunica seriozisht dëshiron arrestimin e Mladiçit?

CHARLES GRANT
Nuk e njoh aq mirë situatën brenda Serbisë, por kam dëgjuar se qeveria e Serbisë ndonëse ndoshta ka dëshiruar arrestimin e Mladiçit nuk ka dhënë maksimumin për të realizuar një gjë të tillë. Serbia në këtë drejtim duhet të bëjë shumë më tepër.

RADIO EVROPA E LIRË
Kohë më parë kryeministri serb Koshtunica tha se politika e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është e gabuar dhe kundërproduktive. Mendoni se kemi të bëjmë me politikë ditore apo ajo mbase flet për gjendjen në Serbi dhe raportin e saj të vërtetë lidhur me integrimet evropiane?

CHARLES GRANT
Fillimisht më duhet të them se të gjitha rrëfimet për zgjërimin e mëtejm të Bashkimit Evropian janë shumë të dyshimta. Kjo nuk ka të bëjë me Serbinë, Turqinë ose Maqedoninë, por me faktin se në qendrat evropiane ka shumë pak entuziazëm për zgjërimin e mëtejm dhe veqanërisht në Austri, Francë, Gjermani dhe disa vende tjera. Ka vende siç është Britania e Madhe që favorizojnë zgjërimin dhe këtë e bënë edhe Komisioni Evropian. Dhe vërtetë është marrëzi nga politikanët serbë të sulmojnë pikërisht Komisionin Evropian që është mbështetës i zgjërimit të mëtjem. Komentet e këtilla të liderëve serb nuk ndihmojnë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Megjithate, sa më shpjet që Serbia harron Malin e Zi dhe Kosovën aq më shpejt do t'u afrohet proceseve evro-atlantike. Serbia duhet të zgjedhë: ose të kthehet prapa dhe ta përjetoi veten si viktimë të botës që është kundër saj ose nëse dëshiron të jetë më afër integrimeve evro – atlantike dhe zhvillimit ekonomik duhet të marrë drejtim tjetër.

RADIO EVROPA E LIRË
A do të thotë kjo se kemi të bëjmë me një lloj tregëtie në kuptimin – Beogradi duhet të harroj Malin e Zi dhe Kosovën dhe për kundërshpërblim do të ecë më shpejt drejt integrimeve evro – atlantike?

CHARLES GRANT
Po ashtu është. Edhe një gjë: kur serbët të shohin Kroacinë duke lëvizur shpejt drejt Bashkimit Evropian kjo gjithashtu do të ketë efekt pozitiv në kuptimin që njerëzit të fillojnë të mendojnë për të ardhmen dhe jo të kaluarën.

Intervistoi: S. KUSOVAC
XS
SM
MD
LG