Ndërlidhjet

LONDËR


Serbia nuk do të pranojë "kompromis të imponuar" për të ardhmen e Kosovës, ka thënë kryeministri Vojisllav Koshtunica pas takimit me kryeministrin britanik Tony Blair.
Në takimin që zgjati 45 minuta, gjithashtu kanë marrë pjesë ministri i Brendshëm i Serbisë, ministri i Ekonomisë, dhe drejtuesja e Qendrës Koordinuese për Kosovën, Sanda Rashkoviq-Iviq.
Siç transmeton AFP, Koshtunica ka thënë se me kryeministrin Blair ka diskutuar të ardhmen e Kosovës, me ç'rast ka nënvizuar propozimin e Beogradit që ky "problem i vështirë" të zgjidhet përmes një "autonomie substanciale" për Kosovën.
Koshtunica ka thënë se propozimet e qeverisë që ai drejton, të cilat nuk lejojnë pavarësimin e Kosovës, do t'i japin Kosovës një formë autonomie "më të lartë se çdo shtet tjetër evropian".
XS
SM
MD
LG