Ndërlidhjet

PRISHTINË


Admirali amerikan, Herry Ulrih, komandant i krahut jugor të Aleancës Veriatlantike, do të vizitojë nesër Kosovën për t’u takuar me autoritetet komunale në Leposaviç. Në një komunikatë për opinion të lëshuar nga forcat paqeruajtëse, thuhet se komandanti i krahut jugor të NATO-s është përgjegjës për të ndërmarrë operacione të ndryshme ushtarake në rajonin e përgjegjësisë së Aleancës Veriatlantike. Vizita e admiralit amerikan në Leposaviç, pason masat e jashtëzakonshme që i kanë shpallur komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe njoftimet për krijimin e, siç është thënë, Shërbimeve Mbrojtëse Serbe, që mbikqyrin sigurinë në këto komuna.
XS
SM
MD
LG