Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, e ka vlerësuar punën 100-ditëshe të qeverisë së tij si të suksesshme, duke thënë se nuk mund të mohohen ndryshimet pozitive në qeverisje. Raporti mbi 100-ditëshin, i miratuar sot në mbledhjen e qeverisë, pritet t’i japë fund spekulimeve për shkarkimin e mundshëm të disa ministrave. Në një komunikatë për opinion, zoti Çeku ka thënë se secila ministri i ka kryer obligimet dhe detyrat e veta dhe se ai e vlerëson pozitivisht punën e secilit ministër gjatë kësaj periudhe.
XS
SM
MD
LG