Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia ka arrestuar 116 persona, pjesëtarë të Lëvizjes "Vetëvendosje" dhe qytetarë, të cilët bllokuan rrugët në Mitrovicë dhe Merdare, me qëllim që të pengojnë ardhjen e kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica në Kosovë. Në mesin e të arrestuarve është edhe Albin Kurti si dhe deputeti i Kuvendit Emrush Xhemajli.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive te Njeriut ka thënë se policia ka përdorur dhunë gjatë arrestimit, por zyrtarët e SHPK-së thonë se është përdorur forca minimale e lejuar në këto raste të ndërhyrjeve.Ndërkohë, Asociacioni i Familjarëve të të zhdukurve ka reaguar ndaj arrestimit si dhe ka kritikuar institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore sepse kanë lejuar ardhjen e Koshtunicës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG