Ndërlidhjet

DOBBINS:"ZGJIDHJA PËR KOSOVËN DO TË JETË E IMPONUAR"


James DOBBINS, ish emisar i SHBA-ve në Ballkan

RADIO EVROPA E LIRË
Si i komentoni pohimet e Beogradit se nuk do të pranoj pavarësinë e Kosovës dh se madje do të ndërprejë lidhjet me Perendimin nëse nuk do të ketë zbutje të qëndrimit lidhur me statusin e Kosovës?

JAMES DOBBINS
Mendoj se në planin afatgjatë është një kërcënim i kotë. Serbia nuk ka alternativë për të ardhmen, ose do të jetë pjesë e Evropës, ose do të jetë e izoluar. Por nisur nga realitetet në Serbi, është e mundur që qeveria të zgjedhë izolimin.

RADIO EVROPA E LIRË
Koshtunica tha se Beogradi nuk do të pranojë asnjë zgjidhje të imponuar ndërkombëtare për Kosovën.
Çfarë është komenti juaj?

JAMES DOBBINS
Ata gjithashtu nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje të pa imponuar, përveç asaj që ata duan ta imponojnë. Zgjidhja ose do t'i imponohet Serbisë ose do t'i imponohet popullit të Kosovës, sepse ata nuk kanë mundur të merren vesh tashmë një dekadë. Pra, ose zgjidhja do të jetë e imponuar, ose nuk do të ketë zgjidhje.

RADIO EVROPA E LIRË
A është sipas jush pavarësia e kushtëzuar për Kosovën një rezultat i pashmangshëm?

JAMES DOBBINS
Po. Por në masë të madhe do të varet nga definicioni dhe kuptimi i saj.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë mendoni se do të jetë përmbajtja e kësaj pavarësie të kushtëzuar?

JAMES DOBBINS
Mendoj se do të ketë garanca të drejta dhe të fuqishme për pakicën serbe, e cila do të mbajë një farë shkalle të konsiderueshme autonomie në drejtimin e punëve të veta, dhe me këtë rast do të mund t'i ruajë disa lidhje të rëndësishme me Serbinë, si dhe do të ketë garanca për sigurinë dhe mbrojtjen, përfshirë praninë e vazhdueshme të një force ndërkombëtare për këtë qëllim.

RADIO EVROPA E LIRË
Presidenti George Bush tha se do ta takojë kryeministrin serb Vojislav Koshtunica në Uashington, për t'u përpjekur që ta bëjë të dëgjojë se çka mendon shumica në Kosovë.
Çka si sipas jush mund t'i thotë z. Bush Koshtunicës lidhur me Kosovën?

JAMES DOBBINS
Mendoj se administrata e Bushit dëshiron që të vazhdojë ta konsolidojë paqen në Ballkan, për të cilën Shtetet e Bashkuara kontribuan aq shumë. Mendoj se adaministrata e kupton që Kosova është një ish prioritet në kuptimin e vazhdimësisë së promovimit të zhvillimit të rajonit, dhe mendoj se presidenti Bush dëshiron të bëjë një kontribut personal në këtë drejtim.

Intervistoi: B. TRIVIÇ
XS
SM
MD
LG