Ndërlidhjet

PRISHTINË


Te kosovarët është rritur pesimizmi ekonomik, përderisa çështjen e pazgjidhur të statusit e shohin si kërcënimin kryesor për stabilitetin në Kosovë. Janë këto disa nga të dhënat e Raportit të Paralajmërimit të Hershëm, fakte të të cilit u publikuan sot nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara. “Shumë nga respondentët presin që statusi të zgjidhet në fund të vitit. Ata gjithashtu statusin e shohin si çështjen më kërcënuese për stabilitetin. Megjithatë, statusi nuk është një shkop magjik që do t’i zhdukte problemet sociale dhe ekonomike,” tha shefi i UNDP-së, Frode Mauring. 88 për qind e kosovarëve mendojnë se zgjidhja më e mirë për Kosovën do jetë pavarësia. Për këtë opsion janë shprehur 95 për qind të shqiptarëve, përderisa ky opsion nuk është përkrahur nga asnjë serb. Për dallim nga anketat e mëhershme serbët, nuk e shohin më autonominë nën Serbinë si zgjidhjen optimale, por ndarjen e Kosovës. Ndërkohë, raporti vë në pah se tek kosovarët ka pësuar rënie kënaqshmëria me institucionet e Kosovës, sidomos me Kuvendin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG