Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Duke paraqitur prioritetet e Finlandës si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm Euki Tuaijomoja ka deklaruar se ende nuk është e qartë nëse procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës do të përfundojë gjatë këtij viti.
Megjithate ka shtuar ai, Kosova dhe Ballkani edhe për Finlandën do të mbeten prioritete.
Këto komente, shefi i diplomacisë finlandeze i bëri në ditën kur i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari në Bruksel zhvilloi takime me zyrtarët e BE-së, ndërsa nesër do të flasë para Grupit të Kontaktit. Para takimit, Ahtisari do të bisedojë ndaras me nënsekretarin amerikan të shtetit, Nikolas Bërns.
XS
SM
MD
LG