Ndërlidhjet

UASHINGTON


Gjykata amerikane e ka cilësuar si jolegal sistemin e tribunaleve ushtarake, të ngritura për të gjykuar të dyshuarit për terrorizëm që mbahen në Guantanamo.Gjykata vendosi se tribunalet cënojnë Konventën e Gjenevës dhe ligjet amerikane. Gjykata tha se presidenti George Bush nuk ka të drejtën të krijojë tribunale.
Në reagimin e parë, presidenti Bush tha se do ta marrë vendimin seriozisht, por shtoi se "vrasësit nuk do të dalin në rrugë".
"Nuk do ta rrezikoj sigurinë e popullit amerikan. Njerëzit këtë duhet ta kuptojnë. Jemi në luftë kundër terrorit, dhe këta u kapën në fushëbetejë. Unë do t'i mbroj njerëzit, por njëkohësisht do t'i konfirmoj zbulimet e Gjykatës Supreme", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG