Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Aeroplanët luftarakë izraelitë sot sulmuan zyrat e ministrisë së brendshme në Gazë, në përpjekje për të liruar ushtarin e rrëmbyer izraelit.Ushtria tha se ndërtesa e ministrisë është shfrytëzuar për të planifikuar sulme kundër Izraelit.
Po sot, forcat izraelite qëlluan për vdekje një militant në Gazë, i cili u përpoq të shkrepë një predhë anti-tank në trupat izraelite. Një militant tjetër e humbi jetën në përleshjet me forcat izraelite në Bregun Perëndimor.Ndërkohë, zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare Jan Egeland paralajmëroi se Gaza është në prag të krizës humanitare.
XS
SM
MD
LG