Ndërlidhjet

BRUKSEL


Grupi i Kontaktit i ka mbështetur sot përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari që përmes zgjidhjes së çështjeve konkrete të përshpejtohet procesi i statusit përfundimtar i cili duhet të përfundojë deri në fund të vitit.
Grupi i Kontaktit e ka mbështetur Ahtisarin edhe në përpjekjet e tij për të filluar bisedimet e drejtëpërdrejta për statusin e Kosovës.
Burime në Bruksel kanë bërë të ditur se Ahtisari më 21 korrik në Vjenë dëshiron të organizojë takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës Agim Çeku dhe atij të Serbisë Vojisllav Koshtunica.
Takimi i Grupit të Kontaktit u mbajt në Bruksel.
XS
SM
MD
LG