Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësi I të dërguarit të posacëm të Kombeve të Bashkuara për statusin, Albert Rohan, do të vizitojë të mërkurën, më 5 korrik Kosovën, për të diskutuar takimin e rradhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mbi cështje të trashëgimisë kulturore, I cili do të mbahet në Vjenë më 11 korrik. Zëdhënësja e zyrës së zotit Martti Ahtisaari në Vjenë, Hua Jiang, ka thënë se zoti Rohan do ta vizitojë edhe Beogradin të premtën që vjen dhe gjatë qëndrimit të tij vendeve në rajon, do ta ngrisë edhe cështjen e decentralizimit të pushtetit vendor, për t’I dhënë një shtytje bisedimeve të mëtutjeshme mbi këtë çështje.
XS
SM
MD
LG