Ndërlidhjet

SHKUP


Incidentet që ndodhën në ditët e para të fushatës zgjedhore në Maqedoni bënë që OSBE-ODIHR-i ta shtojë edhe numrin e vëzhguesve të cilët me 5 korrik do ta monitorojnë procesin zgedhor. Fillimisht u tha se numri i vëzhguesve ndrëkombëtarë do të jetë afro 300, ndërkaq zyra e OSBE-së në Shkup bëri të ditur se numri i vëzhguesve do të shtohet edhe për disa dhjetra të tjerë. Vëzhguesit ndërkombëtarë do të jenë të shpërndarë në tërë territorin e Maqedonisë, por burime të partive politike shqiptare kanë pohuar se ato janë të interesuara që ky numër të jetë më i madh në mjediset e banuara me shqiptarë.
XS
SM
MD
LG