Ndërlidhjet

PRISHTINË


Diplomati norvegjez Knut Vollabek, shpreson se bisedimet e Vjenës do të sjellin rezultat të mirë për të dyja palët. Ambasadori i Norvegjisë në SHBA, Knut Vollebek inkurajon palët që të jenë të vendosura dhe të gjejnë kompromis në bisedime, me qëllim që të evitojnë konflikte dhe rrëmuja tjera në Ballkan. Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, Vollebek thotë se për Kosovën duhet një zgjidhje që do t'u mundësojë gjithë qytetarëve të jetojnë në paqe dhe siguri. Ambasadori Vollebek luajti një rol të rëndësishëm në Kosovë gjatë kohës së luftës ku si kryesues i rradhës së OSBE-së, solli misionin verifikues të OSBE-së në vitin 1998.
XS
SM
MD
LG