Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin, Albert Rohan, do të vizitojë të mërkurën, më 5 korrik Kosovën, për të diskutuar takimin e radhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mbi çështjet e trashëgimisë kulturore, i cili do të mbahet në Vjenë më 11 korrik.
Zëdhënësja e zyrës së z. Marti Ahtisaari në Vjenë, Hua Jiang, ka thënë se zoti Rohan do ta vizitojë edhe Beogradin të premten që vjen, dhe gjatë qëndrimit të tij në vendet në rajon, do ta ngrisë edhe çështjen e decentralizimit të pushtetit vendor, për t’i dhënë një shtytje bisedimeve të mëtejme mbi këtë çështje.
XS
SM
MD
LG