Ndërlidhjet

JERUSALEM


Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas tha se përpjekjet e Egjiptit që përmes negociatave t'i jepet fund dramës së ushtarit të rrëmbyer izraelit, nuk janë të sigurta sepse nuk dihet se kush është autoriteti komandues në radhët e udhëheqësisë palestineze.
Po sot, Izraeli i kundërshtoi kërkesat e militantëve palestinez për lirimin e 1 mijë të burgosurve dhe ndërprerjen e sulmeve në Gaza. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mark Regev tha se nuk do të ketë marrëveshje derisa të lirohet ushtari i rrëmbyer, dhe se Izraeli do t'i vazhdojë sulmet.
Në Uashington, presidenti amerikan George Bush tha se lirimi i togerit izraelit Gilad Shalit është kyç për përfundimin e krizës.
XS
SM
MD
LG