Ndërlidhjet

MERRY:"SERBIA KA HUMBUR LUFTËN PËR KOSOVËN"


WAYNE MERRY, ekspert në Këshillin për Politikë të Jashtme/SHBA/

RADIO EVROPA E LIRË
Kryeministri serb Vojislav Koshtunica ditë më parë deklaroi se "Kosova ka qenë dhe do të mbetet pjesë e Serbisë". Më heret në Londër pas takimit me kryeministrin britanik Toni Bler, Koshtunica kishte thënë se Serbia nuk do të pranoi "kompromisin e imponuar". Ngjashëm prononcohen edhe politikanët tjerë serb. Si i komentoni këto deklarata?

WAYNE MERRY
Ata mund të thënë gjëra të tilla, por ato janë krejtësisht jasht realitetit. Është fakt i pamohueshëm se derisa serbët flasin shumë për Kosovën, numër shumë i vogël i tyre gjatë 100 viteve të fundit ka dëshiruar të jetoi në Kosovë. Për këtë është folur edhe në Konferencën e Parisit në vitin 1919 pas Luftës së Parë Botërore. Fuqitë e mëdha duke pasur parasysh të dhënat për pëbërjen e popullësisë, seriozisht kishin menduar nëse Kosova duhej t'i takonte Shqipërisë apo Serbisë. Por, pasi që Serbia kishte qenë anëtare e rëndësishme e koalicionit fitues kundër Gjermanisë dhe Austro – Hungarisë, Kosova mbeti në përbërje të saj, ndonëse shqiptarët edhe atëherë përbënin shumicën dërmuese. Kjo u bë edhe më e theksuar nga fundi i shekullit XX, gjë që e bëri të pamundur që Serbia të mbajë kontrrollin mbi te në plan afatgjatë.
Në zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të influencojnë tre faktorë të rëndësishëm, që janë esencial në të gjitha aktivitetet diplomatike në botë: demografia, ekonomia dhe lufta. Demografia në formë të theksuar shkon në favor të shqiptarëve. Kur bëhet fjalë për ekonominë, Serbia mbase është vendi i vetëm evropian që ka zgjedhur rrugën e autarkisë e izolimit dhe jo të integrimit, që ia ngushton hapësirën manovruese në bisedimet për statusin e Kosovës. Dhe së fundi, është zhvilluar lufta të cilën Serbia e ka humbur.

RADIO EVROPA E LIRË
Shumë analistë vlerësojnë se fatin e Kosovës nuk do ta vendosin as Prishtina dhe as Beogradi, por bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash Perendimi. Flitet se SHBA-të dhe BE-ja tashmë kanë arritur ujdinë që Kosova fillimisht të fitojë pavarësi të kushtëzuar dhe pastaj pavarësi të plotë?

WAYNE MERRY
Vendimin nuk e kanë marrë vendet e jashtme. Zgjidhja është imponuar nga fakti që serbët nuk dëshirojnë të jetojnë në Kosovë dhe për faktin që Millosheviqi futi Serbinë në luftë të cilën nuk arriti ta fitoi. Pra, pavarësia e Kosovës do të jetë pasojë e një vargu vendimesh katastrofale të Beogradit.

RADIO EVROPA E LIRË
Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs ka ftuar presidentin dhe kryeministrin serb, Tadiç dhe Koshtunica, të vizitojnë Uashingtonin. Do të jetë temë qendrore Kosova apo edhe zhvillimet tjera në Serbi?

WAYNE MERRY
Mendoj se gjatë vizitës së liderëve serb në Uashington do të bëhet fjalë kryesisht për Kosovën. Por, Shtëpia e Bardhë ftesën e ka dërguar edhe për arsye tjera. Administrata e presidentit Bush e sheh se pavarësia e Malit të Zi dhe zgjidhja për Kosovën , mund të forcojnë tendencat për vetëizolim në Serbi. SHBA-të kanë interes që edhe Serbia si vendet tjera të Ballkanit të mos bëhet shtet i pa shpresë, reakcionar dhe nacionalist që jeton në botën e fantazmave. Një rrugë e tillë në 15 vitet e fundit Serbinë e ka çuar në katastrofë dhe kjo mund të përsëritet. Serbia duhet të niset në rrugën që e kanë zgjedhur të gjithë në Evropë dhe kjo është rruga e integrimeve. Por, këtë vendim nuk mund ta marrë as Brukseli dhe as Uashingtoni. Këtë duhet ta bëjë Beogradi. SHBA-të dëshirojnë t'i afrohen Serbisë, ta bindin që të jetë realiste rreth çështjes së Kosovës, se nuk mund të jetoi në të kaluarën mitike, por në shekullin XXI dhe të mësoi leksionet nga gabimet e bëra gjatë 15 viteve të fundit për të mos i përsëritur më vonë.

RADIO EVROPA E LIRË
Si do të veprojnë SHBA-të nëse në pushtet në Beograd vjen Partia Radikale Serbe. Do ta injorojnë, izolojnë apo...?

WAYNE MERRY
Nëse Serbia zgjedh rrugën e e izolimit, autarkisë dhe kthimit te e kaluara mitologjike, SHBA-të do të çojnë dorë nga ajo. Kështu nuk do të veprojë vetëm Amerika, por edhe të gjitha vendet tjera.

Intervistoi: D. SHTAVLJANIN
XS
SM
MD
LG