Ndërlidhjet

RRIPI I GAZËS/JERUSALEM


Krahu i armatosur i lëvizjes palsetineze Hamas, që është në pushtet, është kërcënuar me vazhdimin e sulmeve brenda Izraelit nëse ky vend vazhdon depërtimet e tij në Rripin e Gazës. Kjo dekalratë u bë pas sulmit me bomba kundër zyrës së kryeminsitrit palestinez, Ismail Haniyah, nga ana e aeroplanave ushtarak izraelitë. Në këtë mënyrë Izraeli po i vazhdon përpjekjet për gjetjen e ushtarit të rrëmbyer izraelitë nga ana e militantëve palestinezë.Presidenti i Autoritetet palestinez, Mahmud Abbas, tha se me ndërmjetësuesit nga Egjipti po përpiqen të gjejnë zgjidhje nga kjo situatë:
- Ne po bëjmë çdo gjë të mundshme për të ndalur çdogjë. Ne po vazhdojmë me përpjekjet tona dhe orvatje të këtilla po bëjnë arabët, e veçanërisht, zyrtarët nga Egjipti. Ata po punojnë pandërpre për të gjetur zgjidhje për këtë katastrofë.
Në Jerusalem, kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert tha se ka urdhëruar ushtrinë që të përdorë të gjitha mjetet kundër "terroristëve" palestinezë, siç u shpreh ai, për ta liruar ushtarin izraelit. Ky ushtar u rrëmbye para një jave nga ana e militantëve palestinezë pas një sulmi kundër një baze të ushtrisë izraelite.
XS
SM
MD
LG