Ndërlidhjet

PRISHTINË


Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Famiano Kruçianelli tha se Kosova tashmë është nisur drejt integrimit evropian, krahas vendeve tjera të Ballkanit. Ai këto komente i bëri pas takimeve të ndara që kishte me kryetarin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Agim Çeku. "Është e nevojshme që Kosova, në bazë të standardeve që po diskutohen në Vjenë, të mundet plotësisht dhe në mënyrë përfundimtare të realizojë një shtet të së drejtës, një shtet shumëetnik, ku do të respektohen të drejtat e pakicave" ka thënë Kruçianelli.
XS
SM
MD
LG