Ndërlidhjet

JERUSALEM


Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Izraelit, Mark Regev tha sot se ushtari izraelit, që mbahet i rrëmbyer nga militantët palestinezë, është gjallë, përkundër kalimit të afatit të ultimatumit që i ishte dhënë Izraelit nga ana e militantëve.
- Ne nuk do të bëjmë negociata me terroristët. Mund të them se ushtari ynë ishte i rrëmbyer dhe ai është gjallë. Çkado që ti ndodhë atij, ne do ti mbajmë drejtëpërsëdrejti ata përgjegjës, tha zoti Regev. Militantët palestinezë kishin kërkuar që deri sot në orën pesë të mëngjesit, Izraeli ti liroj qindra të burgosur palestinezë ose do të ballafaqohet me pasoja. Izraeli ka refuzuar kërkesën e tyre.
XS
SM
MD
LG