Ndërlidhjet

JERUSALEM


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Mark Regev tha sot se ushtari izraelit, që mbahet i rrëmbyer nga militantët palestinezë, është gjallë, përkundër kalimit të afatit të ultimatumit që i ishte dhënë Izraelit nga ana e militantëve.
"Ne nuk do të bëjmë negociata me terroristët. Mund të them se ushtari ynë i rrëmbyer është gjallë. Çkado që t'i ndodhë atij, ne do t'i mbajmë drejtpërsëdrejti ata përgjegjës", tha zoti Regev.
Militantët palestinezë kishin kërkuar që deri sot në orën pesë të mëngjesit, Izraeli t'i lirojë qindra të burgosur palestinezë ose do të ballafaqohet me pasoja. Izraeli ka refuzuar kërkesën e tyre.
XS
SM
MD
LG