Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Toni Bler ka ftuar sot Iranin të pranojë ofertën e fuqive botëtrore për ndaljen e programit bërthamor. "Dua përgjigje sa më të shpejtë" ka thënë Bler para ligjvënësve britanikë.
"Unë mendoj se liderët iranianë e dinë se situata tashmë është e qartë, dhe shqetësimi im qëndron në faktin se ata gabojnë duke menduar se do ta ndajnë komunitetin ndërkombëtarë, çka nuk e besoj se do të ndodhë. Unë dëshiroj përgjigje më të shpejtq për ofertën sepse nuk ka për çka të bisedohet më" ka thënë Bler.
Edhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka inkurajuar sot Iranin të pranojë ofertën.
Nesër shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana pritet të takohet me kryenegociatorin iranian për energji bërthamore Ali Larixhani për të kërkuar përgjigje nga Irani para takimit të ministrave të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermanisë më 12 korrik në Paris. Zyrtarët iranianë kanë thënë më herët se nuk do t'i përgjigjen ofertës para mesit të gushtit.
XS
SM
MD
LG