Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Toni Bler ka ftuar sot Iranin të pranojë ofërtën e fuqive botëtrore për ndaljen e programit bërthamorë. "Unë mendoj se liderët iranian e dinë se situata tashmë është e qartë, dhe shqetësimi im qëndron në faktin se ata gabojnë duke menduar se do ta ndajnë komunitetin ndërkombëtarë, çka nuk e besoj se do të ndodhë. Unë dëshiroj përgjigje më të shpejte për ofertën sepse nuk ka për çka të bisedohet më" ka thënë Bler.
Edhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka inkurajuar sot Iranin të pranojë ofërten. Nesër shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana pritet të takohet me kryenegociatorin iranian për energji bërthamore Ali Larixhani për të kërkuar përgjigje nga Irani para takimit të ministrave të pesë anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermanisë më 12 korrik në Paris. Zyrtarët iranian kanë thënë më herët se nuk do t'i përgjigjen ofertës para mesit të gushtit.
XS
SM
MD
LG