Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO


Ambasadori amerikan në Japoni, Tomas Shifer pas lansimit të raketave koreano-veriore ka deklarurar se Shtetet e Bashkuara ruajnë të drejtën për të mbrojtur veten dhe aleatët.
Ambasadori Shifer ka thënë se shpreson që kontesti të zgjidhet në rrugë diplomatike, por ka shtuar se Uashingtoni është i gatshëm të marrë të gjitha masat për të mbrojtur veten, aleatët dhe miqtë e vet.
Provat e raketave të bëra nga Koreja e Veriut janë diskutuar dhe në NATO.
"Drejtova Këshillin e Atlantikut të Veriut këtë mëngjes dhe pjesëmarrësit ishin tepër të shqetësuar për atë që ata e cilësojnë si kërcënim të sigurisë ndërkombëtare. Ne besojmë se do ketë një përgjigje të fuqishme nga Këshilli i Sigurimit", tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Skefer.
XS
SM
MD
LG