Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Kanë përfunduar votimet për zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoni.
Presidenti i vendit dhe përfaqësuesit e partive politike i kanë cilësuar këto zgjedhje si shumë të rëndësishme.
Nga ana tjetër PDSH-ja ka akuzuar BDI-në për parregullsi, por akuzat janë hedhur poshtë nga Bashkimi Demokratik për Integrime. Partitë politike maqedonase i kanë vlerësuar si të suksesshme zgjedhjet e sotme.
Deri në ora 17 sipas komisionit të zgjedhjeve kishin votuar 42.6% e zgjedhësve, derisa 500 vëzhgues ndërkombëtarë dhe afro 6 mijë vendorë kanë ndjekur ecurinë e votimeve.
XS
SM
MD
LG