Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjatë vizitës së sotme në Kosovë diplomati Albert Rohan, zëvendës i kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari kërkoi intensifikimin e punës në përmbushjen e standardeve dhe arritjen e qëndrimit të përbashkët për decentralizimin. Rohan vizitoi gjatë ditës disa komuna të Kosovës.
Ai kërkoi nga kosovarët që t'i kushtojnë më shumë kujdes përmbushjes së standardeve që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes dhe me kthimin e komuniteteve. Sipas tij nevojitet më shumë angazhim nga ana e institucioneve.
Diplomati austriak është fokusuar dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
XS
SM
MD
LG