Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Majkël Polt deklaroi se "kategorikisht e hedhë poshtë pohimin" se pavarësia e Kosovës automatikisht do të thotë se "Serbia ka humbur". Ai ka përsëritur se nga qëndrimet e Grupit të Kontaktit "është absolutisht e qartë se pavarësia është njëri nga përfundimet potenciale".
Gjatë një takimi me gazetarë të disa mediave të Beogradit, ambasadori Polt u ka dërguar mesazh autoriteteve serbe se përsëritja e qëndrimit se pavarësia e Kosovës për ta është e papranueshme nuk do ta ndryshojë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare se kjo është njëra nga zgjidhjet e mundshme.
Më tej ai tha se "të dyja palët duhet të bëjnë lëshime të caktuara, por nuk do të thotë, se këto lëshime duhet të jenë simetrike" dhe shtoi se "kompromisi do të thotë se në disa çështje do të fitoni e në disa do të humbni".
XS
SM
MD
LG