Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po diskuton me dyer të mbyllura gjendjen e krijuar pas shtatë provave raketore të zhvilluara gjatë ditës së sotme nga Koreja e Veriut. Këto prova janë në kundërshtim me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare që synojnë t'i japin fund programeve bërthamore të Penjanit.
"Në të gjithë botën, natyrisht në rajon, por dhe në NATO është shprehur shqetësimi rreth këtij provokimi të nxitur nga Koreja e Veriut", deklaroi sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs.
Ambasadori amerikan në Japoni, Tomas Shifer pas lansimit të raketave koreano-veriore ka deklarurar se Shtetet e Bashkuara ruajnë të drejtën për të mbrojtur veten dhe aleatët.
XS
SM
MD
LG