Ndërlidhjet

TEL AVIV


Ushtria izraelite do të vërë nën kontroll Gazën veriore për të zgjeruar zonën e sigurisë në këtë hapësirë, kanë bërë të ditur burimet qeveritare izraelite. Gjatë një takimi të qeverisë sot është marrë vendimi për shtimin e sulmeve ushtarake në Gaza, pas sulmit me raketë që goditi qytetin izraelit të Ashkelonit.
"Ne nuk u larguam nga Gaza vitin e kaluar për t'u kthyer sërish, por terroristët na detyrojnë për një gjë të tillë. Do të shprehja shqetësimin tim për disa qeveri që janë tepër të shpejta për të kritikuar Izraelin, por thuajse nuk thonë asgjë për aktivitetet terroriste që ndodhin këtu", tha pas këtij vendimi Mark Regev, zëdhënës i ministrisë së jashtme izraelite.
XS
SM
MD
LG