Ndërlidhjet

PRISHTINË


Pozicionet e Prishtinës dhe Beogradit janë ende larg njëra-tjetrës ndërkohë që ne duhet të arrijmë përparime në pakon e çështjeve të diskutuara deri tani në Vjenë, para se të kalojmë në vet çështjen e definimit të statusit të Kosovës, ka thënë sot në Prishtinë, zëvendësi i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan.
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Rohan ka takuar sot presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Agim Çeku dhe zëvendësin e tij Lutfi Hazirin, ndërkohë që ai planifikon të takojë dhe Grupin Negociues dhe zyrtarët e UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG