Ndërlidhjet

SHKUP


Koalicioni VMRO-DPMNE është fituese e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni me 32.40 për qind të votave. Nga partitë politike shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 12.24 për qind, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare 7.51 për qind të votave. Zëdhënësi i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Zoran Tanevski tha se këto të dhëna kanë të bëjnë me përpunimin e rezultateve nga 99% të vendvotimeve. Ai tha se përkundër shkeljeve të vogla zgjedhjet kanë qenë demokratike.
Këshilli i Evropës dhe misioni i OSBE-së kanë thënë se marrë në tërësi, zgjedhjet kanë kaluar në frymë demokratike.
XS
SM
MD
LG