Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u konsultuar me anëtaret tjera të Këshillit të Sigurimit se si t'i përgjigjen Koresë së Veriut, pas testimeve të fundit të raketave bërthamore. Presidenti Xhorgj Bush ka zhvilluar gjatë ditës biseda telefonike me homologët e tij në Kinë dhe Rusi për hapat që do të ndërmerren."Ne dëshirojmë të zgjidhim këtë problem përmes diplomacisë, dhe mënyra më e mira për këtë është që të gjithë të punojnë së bashku në këtë çështje dhe të dërgojmë mesazhin e njëjtë", ka thënë Bush duke shtuar se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong duhet t'u përmbahet normave ndërkombëtare. Ndërkohë Japonia ka lëshuar një draft rezolutë në Këshillin e Sigurimit për sanksione ekonomike ndaj Koresë së Veriut, mirëpo ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavror, tha se Rusia nuk e mbështet një hap të tillë. "Të fillohet menjëher me kërcënime ndaj Koresë së Veriut do të rezultojë me kërcënime nga ana e Koresë, siç ka ndodhur më herët. Dhe pastaj prap do të rikthehemi në tryezën e bisedimeve por me një atmosferë më të tensionuar" ka thënë Lavrov.Kina poashtu ka kërkuar më shumë diplomaci para së të ndërmerrën sanksione ndaj Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG