Ndërlidhjet

PEKIN


Asistenti i Sekretarës së Shtetit, Kristofer Hill tha se SHBA-të dhe Kina janë pajtuar se testimi i raketave nga ana e Koresë Veriore ka qenë akt provokativ. Megjithatë ai bëri të ditur se nuk është arritur pajtueshmëri rreth sanksioneve kundër Koresë Veriore. Hill ka qëndruar në Pekin, në kuadër të turneut rajonal për të koordinuar përgjigjën ndërkombëtare pas veprimit të fundit të Koresë Veriore. Kina dhe Rusia kanë shfaqur shqetësim pas testimit të raketave, por nuk janë pajtuar me hapat e Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë për sanksione ekonomike kundër Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG