Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Forcat irakiane të mbështetura nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një aksion kundër militantëve Shiit në Bagdadin lindor duke lënë të vrarë dhe plagosur 30 militantë. Gjatë aksionit është kapur edhe një lider i ekstremistëve. Zyrtarë amerikanë nuk e kanë bërë të ditur identitetin e tij, por besohet se ai është Abu Dira bashkëpunëtor i liderit radikal, Moktada al Sadër. Po sot, bombat kanë goditur së paku tri xhamia sunite në Bagdad pas faljeve të së premtës. Së paku 9 persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG