Ndërlidhjet

ÇIKAGO


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorgj Bush ka thënë se do të vazhdojë të ndjek përpjekjet diplomatike për Korenë e Veriut, edhe pse procesi është i vështirë dhe po ecën ngadalë. Bush po ashtu i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që t'i dërgojë mesazh të qartë Penianit se bota i dënon testimet e fundit të raketave.
Ndërkohë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara ka thënë se projekt rezulota e mbështetur nga SHBA-të,Britania, Franca dhe Japonia do t'i paraqitet sot Këshillit të Sigurimit. Xhon Bolton ka thënë se teksti i projekt-rezolutës bënë thirrje për sanksione ndaj Koresë Veriore.
Dy anëtaret me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, Kina dhe Rusia, edhe pse kanë shprehur shqetësim për testimin e raketave nga Korea e Veriut, janë kundër vendosjes së sanksioneve Penianit.
XS
SM
MD
LG